transportuesit publike ndryshojne formen e protestes 6925812e5322b

Transportuesit publikë ndryshojnë formën e protestës

November 25, 2025
1 minut lexim

Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, për shkak të mospagesës, sot do të vazhdojë në një formë tjetër. 

Ndryshe nga e hëna kur pas pezullimit të të gjitha linjave punëtorët protestuan para objektit të Komunës dhe ndërtesës së Qeverisë, sot autobusët e “Trafikut Urban” do të vendosen pranë objektit të Komunës së Prishtinës. 

Ilmi Gashi nga Sindikata e “Trafikut Urban”, ka thënë se protestën sot do ta vazhdojnë me autobusë.

Me autobusë do të defilojmë nëpër qytet dhe do të shkojmë pranë objektit të Komunës t’i ndalojmë autobusët, për sat ë kemi mundësi që të mos e ndalojmë lëvizjen e qytetarëve aty apo të makinave të tjera”, është shprehur Gashi në një intervistë për emisionin “Sot”.

Sipas Sindikatës së “Trafikut Urban” tash e dy muaj punëtorët e kësaj ndërmarrjeje nuk kanë marrë paga, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron evropianet te vetmit qe duhet te vendosin se cfare te bejne me asetet ruse 69258044793fa
Lajmi i mëparshëm

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

kush ka durim dhe karakter gjithmone fiton banoret flasin per largimin e lindes 6925825738d9c
Lajmi i radhës

“Kush ka durim dhe karakter, gjithmonë fiton”, banorët flasin për largimin e Lindës

Të fundit nga

ShkoLartë