transportuesit private te transportit publik te shkupit ne takim me kryetarin e bnjvl se premtohet modernizimi i kushteve 687ac6a0a5419

Transportuesit privatë të transportit publik të Shkupit në takim me kryetarin e BNjVL-së, premtohet modernizimi i kushteve

July 19, 2025
1 minut lexim

Kryetari i BNJVL-së, Orce jorgjievski ka takuar sot përfaqësuesit e transportuesve privatë të transportit publik në Shkup.

Në takim është folur rreth sfidave me të cilat përballet transporti publik, ku dhe u bisedua për zgjidhje.

”Transporti urban do të bëhet modern, funksional dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët. NQP-ja dhe transportuesit privatë duhet të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të koordinuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë transport publik që do të përmbushë vërtet nevojat e banorëve të Shkupit. Do të ndërmarrim hapa konkretë për të kapërcyer problemet aktuale dhe për të përfshirë përvojat pozitive rajonale – duke optimizuar linjat, duke përmirësuar orarin dhe duke siguruar transport të sigurt dhe efikas për të gjithë”, tha Gjorgjievski.

Kujtojmë se transportuesit e transportit publik në Shkup për disa javë radhazi bojkotuan punën për shkak të mos pagesës së pagave për disa muaj radhazi, problem i cili u zgjidh nga NQP-Shkup.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptohen mbi pese vite burgim per shtetasen e brazilit e cila ndermjetesonte vajza per prostitucion ne shkup 687ac35889aca
Lajmi i mëparshëm

Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup

ferizajasit po torturohen nga muzika me ze te larte e nje picerie rasti shkon deri ne polici 687ac71898c7e
Lajmi i radhës

Ferizajasit “po torturohen” nga muzika me zë të lartë e një picerie, rasti shkon deri në Polici

Të fundit nga

ShkoLartë