transportonte gjashte migrante ne veturen me targa bullgare u arrestua shtetasi i maqedonise se veriut 69dbc48e8772a

Transportonte gjashtë migrantë në veturën me targa bullgare, u arrestua shtetasi i Maqedonisë së Veriut

April 12, 2026
1 minut lexim
POLICIA EMIGRANTET

Më 12.04.2026, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë e kanë privuar nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “kontrabandë me migrantë”, transmeton Portalb.mk.

Më 11.04.2026 në orën 21:20, në rrugën rajonale Bogdancë – Gjevgjeli, më saktë në vendin e quajtur “Ura e Larme”, një veturë pasagjerësh “Volkswagen” me targa bullgare, e drejtuar nga I.D., ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga policia, ai është gjetur.

“Në vendin e aksidentit janë gjetur gjashtë migrantë të lënduar nga Egjipti, njëri prej tyre me lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa pesë migrantët e tjerë dhe I.D. kanë pësuar lëndime trupore”, informoi Ministria e Brendshme.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Ministrisë së Brendshme Gjevgjeli.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

struga ne kaos me faturat e ujit qytetaret paguajne komuna premton rimbursim me keste 69dba86e84fd3
Lajmi i mëparshëm

Struga në kaos me faturat e ujit: qytetarët paguajnë, Komuna premton rimbursim me këste!

trump paralajmeron bllokimin e ngushtices se hormuzit pas deshtimit te negociatave 69dbd5c6510ff
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

Të fundit nga

ShkoLartë