transgjinorja shpallet fajtore per sulm seksual ndaj partnerit te saj 68a9c5c4c35d8

Transgjinorja shpallet fajtore për sulm seksual ndaj partnerit të saj

August 23, 2025
1 minut lexim

Një grua transgjinore është shpallur fajtore për sulm seksual ndaj një partnerin e saj duke mos ia zbuluar statusin e saj gjinor, që do të thotë se ai nuk mund të jepte pëlqimin për aktivitetin seksual, thanë prokurorët britanikë të premten.

Ciara Watkin, 21 vjeçe, kreu akte seksuale me burrin, gjithashtu 21 vjeç, të cilin e kishte njoftuar në rrjetin social “Snapchat” në qershor 2022, por nuk ia kishte zbuluar statusin e saj transgjinor, shkruan Reuters.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tha se Watkin i kishte thënë burrit se ajo ishte me cikël menstrual dhe se do të thoshte se ai nuk mund ta prekte poshtë belit.

Disa ditë më vonë, çifti u takua përsëri, pas së cilës Watkin bllokoi të gjitha kontaktet me viktimën derisa ajo më në fund u rikthye në kontakt dhe i tha atij gjatë një shkëmbimi mesazhesh se ishte transgjinore dhe kishte organe gjenitale mashkullore, tha CPS.

“Është e qartë nga provat në këtë rast se, përpara se të angazhohej në aktivitet seksual me viktimën, Watkin nuk kishte bërë asnjë përpjekje për ta informuar atë për statusin e saj transgjinor,” tha Prokurorja e Lartë e Kurorës, Sarah Nelson.

“Viktima e ka bërë të qartë në intervistën policore se nuk do të ishte angazhuar në aktivitet seksual nëse do ta dinte që Watkin ishte transgjinor dhe, si pasojë, këto ngjarje kanë pasur ndikim në mirëqenien e tij mendore”.

Watkin, nga Stockton-on-Tees në Anglinë verilindore, kishte pranuar se kishte gënjyer, por avokatët e saj thanë se do të kishte qenë “shumë e qartë” për viktimën se ajo nuk ishte biologjikisht femër.

Ajo u dënua për dy akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm me anë të penetrimit pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës Teesside dhe do të dënohet më 10 tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a po e sjell opeli modelin e ri te corsa 68a9c555aeb57
Lajmi i mëparshëm

A po e sjell Opeli modelin e ri të Corsa?

lirimi i hapesirave publike ne vend rama publikon pamjet durres vazhdojme 68a9ca56b4449
Lajmi i radhës

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Durrës, vazhdojmë

Të fundit nga

ShkoLartë