transferimi i kadastres se vlores ne tirane punonjesit nuk largohen nga godina kerkojne mbeshtetje nga drejtuesi politik dhe deputetet 69788866b2040

Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë, punonjësit nuk largohen nga godina, kërkojnë mbështetje nga drejtuesi politik dhe deputetët

January 27, 2026
1 minut lexim

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës vijojnë të qëndrojnë në ambientet e godinës, ndërkohë që më datë 31 janar duhet të largohet baza materiale dhe 55 punonjës do të transferohen në Tiranë.

Po ashtu, gjatë hyrjes së nën­drejtorit Sokol Shehaj për të takuar punonjësit e tij, këta të fundit e kanë duartrokitur dhe kanë shpërthyer në lot, pasi ka qenë pikërisht ai që ka mbështetur punonjësit e Hipotekës.

Ai është shkarkuar nga puna për shkak se ka qenë në mbështetje të punonjësve dhe ka firmosur peticionin.

Punonjësit kërkojnë mbështetje nga përfaqësuesit ligjorë, si deputete ashtu dhe drejtuesi politik.

Vendimi është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda fundit të këtij muaji.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milani drejt epokes se re 697887b439d21
Lajmi i mëparshëm

​Milani drejt epokës së re

whatsapp nen mbikeqyrje te rrepte nga be ja cfare rreziqesh identifikohen per perdoruesit 697888d4d6faa
Lajmi i radhës

WhatsApp nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja: Çfarë rreziqesh identifikohen për përdoruesit?

Të fundit nga

Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të madh të ujit në rrugë. Sipas njoftimit, mbyllja është
ShkoLartë