tramp i uli doganat per maqedonine ne 15 per qind 688c7385db435

Tramp i uli doganat për Maqedoninë në 15 për qind

August 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 gusht – Me urdhrin e ri ekzekutues që mbrëmë e nënshkroi presidenti amerikan, Donald Tramp për vendosje të doganave për pothuajse të gjitha vendet të cilat deri më tani nuk kanë marrëveshje tregtare me SHBA-në, shkalla doganore për Maqedoninë prej 33 për qind sa ishte më parë, është ulur në 15 për qind.

Dogana prej 15 për qind SHBA-ja do të ketë edhe me Bashkimin Evropian, me të cilin arriti marrëveshje tregtare më 27 korrik. Nga vendet në rajon, me shkallë doganore prej 15 për qind do të jenëe dhe Kroacia dhe Sllovenia, prodhimet nga Serbia do të doganohen me 35 për qind, nga BeH me 30, ndërsa shkallën më të ulët do ta ketë Mali i Zi, 10 për qind.

large

Tramp në prill të këtij viti, fillimisht kumtoi shkallë doganore për prodhimet e Maqedonisë së Veriut prej 33 për qind.

Me urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit amerikan, vendosen dogana të reha mes 10 dhe 50 për qind për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së.

Doganat e reja amerikane, do të hyjnë nlë fuqi më 7 gusht, dhe jo më 1 gusht, me qëllim që të sigurohet më shumë kohë për zbatimin e tyre.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia vijon sulmet me raketa e drone ne kiev shkakton dhe 13 viktima 688c703e3dd25
Lajmi i mëparshëm

Rusia vijon sulmet me raketa e dronë në Kiev, shkakton dhe 13 viktima

tentoi te perdhunonte nje te re ne banesen e saj arrestohet 40 vjecari ne lushnje 688c752a25103
Lajmi i radhës

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Të fundit nga

ShkoLartë