traktori del nga rruga ne pehceve nderron jete nje 66 vjecar 6ada8b00aa7e0

Traktori del nga rruga në Pehçevë, ndërron jetë një 66-vjeçar

October 23, 2026
1 minut lexim

MPB njofton se një traktor ka dalur nga rruga në Pehçevë, në të cilën ka humbur jetën një 66-vjeçar.

“Më 21.10.2026 në orën 21:30, në SPB të Berovës është raportuar se në një rrugë të pakategorizuar në vendin e quajtur “Mushkovi Çesmi” në zonën e Pehçevës, një traktor me rimorkio me targa të Pehçevës, i drejtuar nga 66-vjeçari M.P. nga fshati Crnik, rajoni i Pehçevës, ka dalë nga rruga.

M.P. ka vdekur në vend nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë e ka shpallur të vdekur.

Ekipi i inspektimit të SPB të Pehçevës dhe prokurori publik kanë kryer inspektim, dhe me urdhër të tij, trupi i të ndjerit është dorëzuar në SPB për autopsi”, njoftojnë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elsa hosk magjia e pasareles ne victorias secret 2026 6ada8a78a46a7
Lajmi i mëparshëm

Elsa Hosk, magjia e pasarelës në Victoria’s Secret 2026

Të fundit nga

ShkoLartë