trajkoviq apeli e ka refuzuar ankesen e radoiciqit ndaj aktgjykimit me te cilin ishte hedhur poshte padia e tij kunder meje 6a54ecd57fd6d

Trajkoviq: Apeli e ka refuzuar ankesën e Radoiçiqit ndaj aktgjykimit me të cilin ishte hedhur poshtë padia e tij kundër meje

July 13, 2026
min lexim

Gjykata e Apelit në Beograd ka refuzuar ankesën e Milan Radoiçiqit ndaj vendimit që kishte hedhur poshtë padinë e tij kundër politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, për pretendime për cenim të nderit dhe reputacionit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq, e cila tha se ankesën në emër të Radoiçiqit e kishte paraqitur avokati i tij, Goran Petronijeviq.

“Gjykata e Apelit në Beograd më në fund e ka refuzuar ankesën e Milan Radoiçiqit ndaj vendimit për refuzimin e padisë së tij kundër meje”, ka deklaruar Trajkoviq.

“Ja edhe një lajm i mirë: Gjykata e Apelit në Beograd më në fund e ka refuzuar ankesën e Milan Radoiçiqit – të paraqitur nga avokati i tij Petronijeviq – ndaj vendimit për refuzimin e padisë së Radoiçiqit kundër meje për gjoja cenim të ‘nderit dhe reputacionit’”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo gjithashtu iu referua akuzave të ngritura ditët e fundit ndaj avokatit Petronijeviq, për të cilin, sipas saj, pretendohet se është “avokat i SNS-së për detyra speciale dhe presione ndaj atyre që regjimi nuk ka arritur t’i blejë apo t’i thyejë”.

“Gjithçka dalëngadalë po del në dritë. Historia do të gjykojë”, ka shtuar Trajkoviq.

Portali KoSSev ka bërë të ditur se deri tani nuk kanë pasur qasje në vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa Radoiçiq dhe avokati i tij nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të Trajkoviqit.

Radoiçiq e kishte paditur Trajkoviqin në vitin 2019, duke kërkuar pesë milionë dinarë dëmshpërblim, pasi ajo në deklaratat e saj publike e kishte lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe e kishte akuzuar për ndikim në veri të Kosovës.

Gjykata e Lartë në Beograd në vitin 2021 e kishte refuzuar padinë, duke vlerësuar se deklaratat e Trajkoviqit kishin të bënin me çështje me interes publik dhe se Radoiçiq, si figurë publike, duhet të përballojë një nivel më të lartë kritikash.

Me atë vendim, Radoiçiq ishte obliguar t’i paguante Trajkoviqit mbi 325 mijë dinarë për shpenzimet e procedurës.

Trajkoviq ka deklaruar ndër vite se për shkak të qëndrimeve të saj dhe dëshmive lidhur me rastin e Oliver Ivanoviqit është përballur me presione, kërcënime dhe procese gjyqësore.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se është ndaluar disa herë nga autoritetet serbe në aeroportin e Beogradit dhe në pikën kufitare në Merdare, akuza të cilat autoritetet serbe i kanë mohuar ose i kanë kundërshtuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli mban zgjedhje me 27 tetor netanyahu do fitoj serish 6a54e845ee7df
Lajmi i mëparshëm

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

prej 7 oresh te bllokuar ne tragetin durres bari defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamioneve 6a54ed4f99b5e
Lajmi i radhës

Prej 7 orësh të bllokuar në tragetin Durrës-Bari, defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamionëve

Të fundit nga

ShkoLartë