trajkova ende nuk kemi garancion nga bullgaria se maqedonise do ti njihet identiteti dhe gjuha si kritere te pakontestueshme 687d698debffb

Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme

July 21, 2025
1 minut lexim

Ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Bullgaria për ti garantuar Maqedonisë se do t’i njihet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta dhe të pakontestueshme, njoftoi zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Sipas saj, edhe pse janë në pritje, marrëveshja e propozuar nga kryeministri Mickoski për një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë mund të arrihet gjatë vjeshtës, pas pushimeve.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre, por sipas meje, ajo që duhet bërë është të ecim përpara në shekullin e 21-të dhe të mos merremi më me tema të tilla. Pres që të mendojnë mirë, sepse mendoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të ndërtohen vetëm me takime të arsyeshme, biseda dhe atëherë, jo me deklarata politike ku marketingu politik është në vend të parë.”, u shpreh zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Ndryshe, kryeministri Mickoski tha se Bullgaria nuk dëshiron futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë, por sipas tij po bën propagandë për asimilim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk pese zjarre aktive ne maqedoni 687d66458beec
Lajmi i mëparshëm

QMK: Pesë zjarre aktive në Maqedoni

jo gjithmone abuzimi apo tradhtia 3 arsye te fshehura pse lidhja juaj mund te mos funksionoje 687d6b31ab921
Lajmi i radhës

Jo gjithmonë abuzimi apo tradhtia: 3 arsye të fshehura pse lidhja juaj mund të mos funksionojë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë