tragjike ne vlore u godit me top ne kraharor gjate lojes se futbollit humb jeten 42 vjecari 694e57566fa5c

Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

December 26, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar gjatë një loje futbolli në fshatin Novoselë të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi do ta vazhdoje seancen e 75 te plenare 694e555221265
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare

lamine yamal pa asnje dyshim eshte futbollisti me i mire 694e57b3d4eb3
Lajmi i radhës

Lamine Yamal, pa asnjë dyshim, është futbollisti më i mirë

Të fundit nga

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur
ShkoLartë