tragjike ne itali i moshuari vret me thike bashkeshorten 81 vjecare arsyeja ishin biletat gervishtese 691a474612cc0

Tragjike në Itali/ I moshuari vret me thikë bashkëshorten 81-vjeçare, arsyeja ishin biletat gërvishtëse

November 16, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 81-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj.

Autoritetet arrestuan bashkëshortin 78-vjeçar, i dyshuar si përgjegjës për vrasjen. Sipas hetimeve paraprake, e moshuara humbi jetën pas goditjeve me thikë, shkruajnë mediat italiane.

Të afërmit dhe fqinjët ngritën alarmin pasi dëgjuan britma dhe panë burrin jashtë shtëpisë së çiftit në gjendje të çrregullt emocionale. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin viktimën.

I dyshuari u shoqërua në kazermën e Karabinierisë dhe zona u rrethua për hetime. Prokurorja Federica Racanello, që po ndjek çështjen, mori në pyetje 78-vjeçarin, i cili sipas hetuesve ndodhej në një gjendje të theksuar psikologjike të brishtë.

Sipas prokurorit të Vareses, Antonio Gustapane, motivi i dyshuar lidhet me një debat të parëndësishëm rreth biletave gërvishtëse, një zakon që çifti e kishte si argëtim të përditshëm. Deklaratat e burrit janë vlerësuar si të paqarta dhe jokonsistente, çka ka shtuar dyshimet mbi gjendjen e tij mendore.

Për sigurinë e tij dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, i arrestuari është transferuar në burgun San Vittore në Milano, që ofron kushte më të specializuara mbrojtjeje, ndërsa hetimet po vijojnë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

britania e madhe ashperson politikat e emigracionit statusi i refugjatit behet i perkohshem pritja per vendosje te perhershme zgjatet ne 20 vite 691a45939b80c
Lajmi i mëparshëm

Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm, pritja për vendosje të përhershme zgjatet në 20 vite

nje mbremje nje afrim dhe nje rrefim per nje nate te paharrueshme mes shume dilemave jetesore 691a4d9474ccc
Lajmi i radhës

Një mbrëmje, një afrim dhe një rrëfim për një natë të paharrueshme mes shumë dilemave jetësore!

Të fundit nga

ShkoLartë