tragjike ne greqi u nisen per te bere hiking ne malin e mbuluar nga bora kater alpiniste humbin jeten nga orteku 694f034640780

Tragjike në Greqi/ U nisën për të bërë ‘hiking’ në malin e mbuluar nga bora, katër alpinistë humbin jetën nga orteku

December 26, 2025
1 minut lexim

Katër alpinistë të zhdukur para dy ditëve në malet e Vardhusisë, në zonën malore të Fokidës në Greqi janë konfirmuar të vdekur nga ekipet e shpëtimeve.

Ata janë gjetur të vdekur nën një ortek dëbore në një terren jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshëm.

Bashkë me ta u gjet e pajetë edhe një grua, e cila sipas informacioneve të para ishte shoqe e njërit prej alpinistëve, duke e çuar bilancin tragjik në katër viktima.

Sipas autoriteteve, alpinistët dhe gruaja kanë humbur jetën nga një ortek i befasishëm u që mendohet se u shkaktua nga shkrirja e një shtrese bore dhe akulli, pas përmirësimit të përkohshëm të motit.

Ditët e mëparshme zona ishte goditur nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta, ndërsa të enjten kishte pasur diell dhe rritje të temperaturës, një kombinim i rrezikshëm për krijimin e ortekëve.

Tre miqtë u nisën mëngjesin e së enjtes nga fshati Athanasios Diakos, ku njëri prej tyre kishte marrë me qira një banesë, ndërsa dy të tjerët kishin ardhur nga Athina.

Qëllimi i tyre ishte të përshkonin një itinerar malor drejt majës Korakas, një zonë ku relievi ndryshon papritur dhe bëhet veçanërisht i rrezikshëm gjatë dimrit.

Që prej atij momenti ata nuk dhanë asnjë shenjë jete. Një mik i tyre njoftoi autoritetet e Amfisës pasi humbi kontaktin me ta, ndërsa përpjekjet për lokalizimin e sinjalit të telefonave përmes sistemit 112 dështuan, pasi pajisjet e tyre ishin jashtë rrjetit.

Gjatë kërkimeve, u gjet edhe automjeti i alpinistëve, ndërsa më lart, në mal, zjarrfikësit zbuluan gjurmë këmbësh në dëborë, të cilat në një pikë humbnin.

Kjo, së bashku me borën e freskët, forcoi dyshimet se grupi ishte goditur nga një ortek.

Në operacion morën pjesë rreth 30 zjarrfikës, dronë për kërkime nga ajri dhe qen të trajnuar për shpëtim.

Sipas ekspertëve, malet e Vardhusisë janë një destinacion shumë kërkues, që gjatë dimrit nuk fal as gabimin më të vogël, edhe për alpinistët më me përvojë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obsh nje e treta e vdekjeve ne evrope lidhen me alkoolin 694f0193adee2
Lajmi i mëparshëm

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

jasmin u eliminua nga big brother vip kosova 4 pritet nje eliminim i dyte 694f09c058826
Lajmi i radhës

Jasmin u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 4, pritet një eliminim i dytë

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë