tragjike ne greqi autoambulanca permbyset rruges per spital nderron jete pacienti 68a313ad3e474

Tragjike në Greqi! Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

August 18, 2025
1 minut lexim

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.

Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulmet e vazhdueshme te rusise tregojne pse kerkohen garanci te besueshme sigurie thote zelensky 68a311f5ac916
Lajmi i mëparshëm

Sulmet e vazhdueshme të Rusisë tregojnë pse “kërkohen garanci të besueshme sigurie”, thotë Zelensky

mexhiti te tjeret po i nderrojne emrat vlen edhe para nje viti ishte vlen 68a31519b262c
Lajmi i radhës

Mexhiti: Të tjerët po i ndërrojnë emrat, VLEN edhe para një viti ishte VLEN

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë