tragjike i mori leven e videolojes 11 vjecari vret me arme zjarri babane e tij 696bca899be4d

Tragjike/ I mori levën e videolojës, 11-vjeçari vret me armë zjarri babanë e tij

January 17, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje tronditëse është regjistruar më 13 janar në Perry County, Pennsylvania.

Një djalë 11-vjeçar qëlloi për vdekje të atin e tij, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar levën e videolojërave Nintendo Switch, raportojnë mediat amerikane.

Policia u përgjigj ndaj një thirrjeje emergjente gjatë natës dhe gjeti Douglas Dietz, 42 vjeç, të pajetë në shtratin e tij.

Bashkëshortja e viktimës, e cila po flinte, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe u përpoq ta zgjonte, por ai nuk reagoi. Pasi ndezi dritën, ajo kuptoi se dhoma ishte mbuluar me gjak.

Sipas raportimeve, në atë moment djali i tha nënës: “Babi vdiq. Unë e vrava babin.” Gruaja kishte ndier gjithashtu një erë të ngjashme me fishekzjarrët, që më vonë rezultoi të ishte aroma e armës së zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

devijimi i votave ne zgjedhje rron gjinovci shpjegon shifrat 696bca40030eb
Lajmi i mëparshëm

Devijimi i votave në zgjedhje, Rron Gjinovci shpjegon shifrat

lufta per groenlanden trump shpall tarifa per vendet europiane qe i behen pengese 696bcc06c9faf
Lajmi i radhës

“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë