tragjedia ne vjene ne mesin e viktimave eshte ish veterani i uck se 69ba53b36e6bc

Tragjedia në Vjenë / Në mesin e viktimave është ish-veterani i UÇK-së

March 18, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi Austrinë dje, ku në një punishte në Vjenë u shemb konstruksioni i objektit.

Nën rrënoja mbeten disa punëtorë, përfshirë edhe tre me prejardhje nga Kosova.

Në mesin e viktimave raportohet të jetë ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Musliu.

Vdekjen e Musliut e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

“Deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se dy nga viktimat janë shtetas të Republikës së Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977).

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

49-vjeçari Musliu, nga Zapllugja e Dragashit, kishte kohë që punonte në sektorin e ndërtimtarisë, në Austri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

77 vjet nga publikimi i planit per nato n 69ba51976572f
Lajmi i mëparshëm

​77 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

Të fundit nga

Mexhiti: Çairi po përgatitet për Bajram

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ka shoqëruar ekipet e Higjienës Komunale të cilët po kujdesen që gjatë ditës së Bajramit komuna të jetë e pastër. “Çdo ditë angazhohemi për
ShkoLartë