tragjedia ne lisbone rreshqitja e tramvajit nga shinat dhe perplasja me ndertesen shkon ne 15 numri i te vdekurve 68b89c25cfbe3

Tragjedia në Lisbonë/ Rrëshqitja e tramvajit nga shinat dhe përplasja me ndërtesën, shkon në 15 numri i të vdekurve

September 3, 2025
1 minut lexim

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Lisbonë, kur tramvaji i famshëm Gloria, një transportues i njohur turistik që lëviz nëpër kodrat e kryeqytetit portugez, doli nga shinat.

Sipas mediave, të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje serioze.

Shkak i aksidentit u bë çarja e njërit prej kabllove që mbështet tramvajin, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen me një ndërtesë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë tramvajin të shkatërruar dhe punonjësit e emergjencës duke nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.

Një dëshmitare, Teresa d’Avo, tha për kanalin televiziv portugez SIC: “U përplas me ndërtesën me forcë të jashtëzakonshme dhe u shkatërrua si një kuti kartoni. Nuk kishte fare frenim.”

Fillimisht, policia lokale kishte konfirmuar tre të vdekur dhe rreth 20 të plagosur, por raportimet e fundit të CNN Portugal kanë rritur bilancin tragjik në të paktën 15 viktima. Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe po marrin trajtim intensiv në spitalet e Lisbonës.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës vazhdojnë operacionet për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të siguruar zonën. Funikulari Gloria, një simbol turistik i Lisbonës, ka qenë ndër mjetet më të përdorura për vizitorët që duan të eksplorojnë lagjen Barrio Alto dhe qendrën e qytetit.

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e hetimit të plotë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

australi 50 vjecarja arrestohet per vallezim ne aeroplan 68b89a755ea18
Lajmi i mëparshëm

Australi, ​50-vjeçarja arrestohet për vallëzim në aeroplan

rama ne velanidiskutuam per zgjidhjen e te gjitha problemeve ne kete lagje 68b8a1500d61e
Lajmi i radhës

Rama në “Velani”:Diskutuam për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë lagje

Të fundit nga

ShkoLartë