tragjedia ne familjen azisllari kryebashkiaku topciu bashkia maliq do te mbuloje te gjitha shpenzimet 68f521d4be375

Tragjedia në familjen Azisllari, kryebashkiaku Topçiu: Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet

October 19, 2025
1 minut lexim

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku Merjeme Azisllari dhe djali i saj Luka Azisllari humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët, ndërsa lëndime mori edhe vajza 6-vjeçare, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Topçiu shkruan se në këto momente Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.

Ndërsa më tej, Gëzim Topçiu u shpreh se do të mbulojë të gjitha shpenzimet Bashkia për këtë rast.

Postimi i plotë:

Ngjarje e rëndë në Maliq

Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë.

Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë nga tymi në ambientet e baneses të tyre, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.

Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira.

Ngushëllime të ndjera!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arber ademi aki i vlereson zgjedhjet demokratike me disa leshime 68f5207273699
Lajmi i mëparshëm

Arbër Ademi: AKI i vlerëson zgjedhjet demokratike, me disa lëshime

fitojne vllaznia vora e partizani 68f522348685c
Lajmi i radhës

Fitojnë Vllaznia, Vora e Partizani

Të fundit nga

ShkoLartë