tragjedia ne diten e krishtlindjes 4 anetaret e nje familje gjenden te vdekur dyshohet se 694d95a571f65

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur, dyshohet se…

December 25, 2025
1 minut lexim

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve në Lihtenshtejn.

Policia zbuloi të mërkurën trupat e dy burrave dhe dy grave, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje nga Lihtenshtajni, njoftuan autoritetet në këtë principatë alpine.

Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet zvicerane.

Sipas ‘Reuters’, hetimet e mëtejshme e çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç.

Sipas gjetjeve paraprake, tre viktimat ishin prindërit dhe motra e burrit 41-vjeçar, thuhet në një deklaratë të policisë së Lihtenshtajnit. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se shkaqet e vdekjes së tyre janë ende duke u përcaktuar.

Departamenti i Hetimeve Penale i Policisë Shtetërore po heton rastin me angazhimin e një numri të madh oficerësh.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq godet italine stuhi shiu dhe debore nga veriu ne jug permbytje ere me 100 km ne ore dhe anulime te fluturimeve 694d93f75eb49
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Përmbytje, erë me 100 km në orë dhe anulime të fluturimeve

rriten cmimet referuese per zhdoganimin e automjeteve te perdorura 694d98b3c60d4
Lajmi i radhës

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Të fundit nga

ShkoLartë