tragjedi ne spanje vdes 57 vjecari pasi u sulmua nga nje dem gjate festivalit tradicional 68bfbe9395ff2

Tragjedi në Spanjë/ Vdes 57-vjeçari pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional

September 9, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Ubrique, në rajonin e Kadisë në Spanjë, ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një dem gjatë një festivali tradicional.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, viktima kishte tentuar të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh mbrojtës, por ka rrëshqitur dhe ka rënë në tokë. Në atë moment, dema i quajtur “Mosquetero” e ka goditur për vdekje me brirët e tij.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, gjatë fazës së dytë të aktivitetit, kur një nga dy demat e lëshuar në rrugët e qytetit për qëllime spektakli ka dalë jashtë kontrollit. Viktima u transportua me urgjencë drejt një qendre shëndetësore, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Festivali “Toro del Gayumbo” është një ngjarje tradicionale që zhvillohet çdo vit, por tashmë po përballet me kritika të ashpra për rrezikshmërinë dhe mungesën e masave mbrojtëse për pjesëmarrësit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka 3 vjet qe nuk kapet droge ne portin e durresit blushi dumani do te kete fatin e saimir tahirit 68bfbd1516713
Lajmi i mëparshëm

“Ka 3 vjet që nuk kapet drogë në portin e Durrësit”, Blushi: Dumani do të ketë fatin e Saimir Tahirit

holanda kalon ne 32 ore ne jave pune a mund te funksionoje kjo edhe ne shtetet e tjera 68bfc691bb94d
Lajmi i radhës

Holanda kalon në 32 orë në javë pune, a mund të funksionojë kjo edhe në shtetet e tjera?

Të fundit nga

ShkoLartë