tragjedi ne shba shoferja e dehur vret nje familje qe po kthehej nga nje feste krishtlindjesh mbijeton vetem djali 3 vjecar 694e5a86a19b1

Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

December 26, 2025
1 minut lexim

Një histori tragjike ndodhi në Teksas, SHBA, ku një familje me katër anëtarë u shkatërrua kur një automjet i drejtuar nga një shofere e dehur goditi makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga një festë Krishtlindjesh.

Bilanci tragjik ishte se 26-vjeçari Diego Pena Jr., gruaja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare Camila Pena humbën jetën, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Diego 3-vjeçar.

Aksidenti ndodhi në orën 2 të mëngjesit, ndërsa familja me katër anëtarë po ngiste makinën në një autostradë në Teksas.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit kur kaloi në korsinë e gabuar. Pas arrestimit të saj, ajo po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend me një garanci prej 1,050,000 dollarësh.

family texas2

Siç u bë e ditur, nënë e bijë vdiqën menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa 26-vjeçari dha frymën e fundit në spital ku u dërgua i plagosur rëndë. Sa i përket Diegos, i cili mbeti jetim në çast, ai po trajtohet në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar plagët e tij.

“Kjo tragjedi është një kujtesë e dhimbshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur ngasim makinën nën ndikimin e alkoolit dhe pse është kaq e rëndësishme të bëjmë zgjedhje të përgjegjshme kur ngasim makinën”, tha Sherifi Eric Fagan.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga pritjet e medha te zhgenjimi serbia dhe administrata e trumpit 694e58d540798
Lajmi i mëparshëm

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

rikthen reshjet e debores ne dardhe 694e5d93b05b0
Lajmi i radhës

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Të fundit nga

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur
ShkoLartë