Ylli i serialit më të fundit të “RuPaul’s Drag Race”, Misua, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Jason Elvie Ty, e cila pritej të shfaqej në sezonin e katërt të ardhshëm të serialit të famshëm, vdiq në gjumë dje në mëngjes.
“Ajo solli dritë, art dhe gëzim për ata përreth saj dhe do të na mungojë shumë. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin. Jemi në kontakt me familjen e saj, të cilët kanë kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në njoftimin prekës të “World of Wonder”.
“Daily Star” shkruan se prodhimi i serialit është ndalur përkohësisht për të “mbështetur aktorët dhe stafin gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.
Nga ana tjetër, familja e Misuas ndau një homazh në “Facebook”, duke shkruar: “Do t’u mungojë shumë familjes së dashur dhe miqve të ngushtë”.
Homazhet kanë vërshuar për yllin. Një përdorues i X shkroi: “Epo, kjo ishte e papritur dhe e trishtueshme. Mezi prisja ta shikoja Misua në sezonin e katërt dhe ta njihja më mirë”.

Burimi: botasot.info