Tragjedi në Prilep: Vrau nipin dhe djalin e tij 12-vjeçar, pastaj vetëvritet

July 13, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prilep, ku tre persona humbën jetën si pasojë e një konflikti familjar të përgjakshëm. Sipas informacioneve të para, një 63-vjeçar nga Prilepi vrau nipin e tij 43-vjeçar dhe djalin e këtij të fundit, vetëm 12 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore. Më pas, autori i krimit kreu vetëvrasje.

Sipas Prokurorit Publik, Stevço Binoski, viktimat kishin shkuar në shtëpinë e vrasësit, i cili ishte xhaxhai i viktimës së rritur, në rrugën “Stevan Apostollski”, rreth orës 15:00 deri 16:00. Në shtëpi nuk kishte askënd tjetër përveç xhaxhait. Më parë, ai ia kishte lënë me testament shtëpinë nipit të tij, përcjell TS.

Deri rreth orës 22:00 nuk dihet saktësisht çfarë ndodhi brenda shtëpisë, por fqinjët kanë dëgjuar të shtëna me armë pak para se të arrinte policia. Pikërisht gruaja e viktimës u alarmua dhe lajmëroi autoritetet, pasi bashkëshorti dhe djali i tyre mungonin për disa orë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, autori hodhi një granatë dore në drejtim të forcave të rendit, e cila fatmirësisht shpërtheu vetëm pjesërisht dhe nuk shkaktoi lëndime. Pas kësaj, u angazhua njësia speciale “Tigër”, e cila rreth orës 01:00 pas mesnate hyri në shtëpi dhe gjeti trupat e pajetë të tre personave.

Prokuroria ka urdhëruar obduksion për të tre trupat, ndërsa qytetarët e Prilepit janë të tronditur nga kjo tragjedi familjare./TS/

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas ndarjes buta nis histori te re dashurie 687387d918f06
Lajmi i mëparshëm

Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie

qmk dy zjarre ende aktive kater nen kontroll 68738c1c4120c
Lajmi i radhës

QMK: Dy zjarre ende aktive, katër nën kontroll

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë