tragjedi ne napoli humb jeten 2 vjecari pas gabimit ne transplantin e zemres 6999cc0e040c1

Tragjedi në Napoli! Humb jetën 2-vjeçari pas gabimit në transplantin e zemrës

February 21, 2026
1 minut lexim

Një foshnjë dyvjeçare, së cilës i ishte transplantuar një zemër e dëmtuar në spitalin Ospedale Monaldi të Napolit, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përpjekjet e ditëve të fundit për të zëvendësuar organin problematik dështuan, për shkak të gjendjes tejet të rëndë të të gjitha organeve jetësore të fëmijës.

Dy muaj më parë, vogëlushi iu nënshtrua një transplanti zemre, gjatë të cilit – sipas rezultateve paraprake të hetimeve të prokurorisë – ndodhi një gabim tragjik. Zemra për transplantim u transportua nga Bolzano në Napoli brenda një kutie me akull të thatë. Kur ekipi mjekësor e hapi, organi ishte kthyer në “një copë akulli”. Megjithatë, mjekët vendosën të mos e anulonin ndërhyrjen, pasi ndërkohë ishte hequr zemra e pacientit të mitur.

Gabimi mjekësor u bë publik falë disa raportimeve mediatike, pas të cilave spitali u detyrua të pranonte përgjegjësinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

loukili shmang objektivin titull tek elbasani 6999cb500accd
Lajmi i mëparshëm

Loukili shmang objektivin titull tek Elbasani

qytetaret te irrituar nga bllokimi i rruges marrin udhen ne kembe nga librazhdi ne prrenjas 6999ccd60660a
Lajmi i radhës

Qytetarët të irrituar nga bllokimi i rrugës, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Të fundit nga

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Këngëtarja e njohur Big Mama ka reaguar publikisht për Londrim Mekaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment të Londrimit, ku shihet i veshur me kostum
ShkoLartë