tragjedi ne meksike treni perplaset me autobusin 8 te vdekur dhe 45 te plagosur 68bf33a670588

Tragjedi në Meksikë, treni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

September 8, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në qytetin Atlacomulco, në një zonë industriale me depo dhe fabrika të mëdha. Agjencia e Mbrojtjes Civile e shtetit të Meksikës njoftoi se ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendin e ngjarjes, për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që tregojnë momentin kur treni me shpejtësi përplaset me autobusin, i cili ndodhej i bllokuar në një kryqëzim pa sinjalistikë apo barriera sigurie. Në video shihet autobusi duke lëvizur ngadalë në një trafik të dendur, ndërsa treni shfaqet papritur dhe e godet në mes, duke e hedhur jashtë shinave.

Një tjetër video pas aksidentit tregon autobusin e dëmtuar rëndë, me çatinë e çarë dhe pasagjerë të bllokuar, ndërsa treni kishte ndaluar pak më tutje.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi shkaqet, por mungesa e sinjalistikës dhe prania e trafikut të dendur në zonë, duket se kanë qenë faktorë të rëndësishëm që çuan në tragjedi.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ekipet e ndërhyrjes.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

terminali ne aeroportin heathrow ne londer evakuohet urgjentisht 68bf31f3653d2
Lajmi i mëparshëm

Terminali në Aeroportin Heathrow në Londër evakuohet urgjentisht

nje shkolle ne shtime se shpejti do te behet me salle sportive 68bf38ce8f74a
Lajmi i radhës

Një shkollë në Shtime së shpejti do të bëhet më sallë sportive

Të fundit nga

Rusia urdhëron bllokimin e aplikacionit WhatsApp

Rusia ka vendosur ta nxjerrë jashtë loje aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga autoritetet rregullatore, në një kohë kur Kremlini po shton

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste
ShkoLartë