tragjedi ne krete 12 emigrante humbin jeten 105 te tjere shpetohen 6af18038564f9

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

November 9, 2026
1 minut lexim

Një tragjedi është regjistruar në jug të ishullit të Kretës në Greqi, ku 12 emigrantë janë gjetur të vdekur në një gomone, ndërsa 105 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Ngjarja u zbulua rreth 15 milje detare në juglindje të Kala Limenas, pasi një anije kontejnerësh me flamur marokeni vuri re gomonen me emigrantë dhe njoftoi autoritetet greke.

Roja Bregdetare shpëtoi fillimisht 18 persona dhe nxori trupat e 12 viktimave. Ndërkohë, dy operacione të tjera shpëtimi u zhvilluan në jug të Kalamakit, ku u gjetën edhe dy gomone me dhjetëra emigrantë.

Në operacionet e shpëtimit mori pjesë edhe agjencia evropiane Frontex, me mjete ajrore me dhe pa pilot.

Të mbijetuarit po transportohen drejt porteve të zonës, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shi dhe vranesira ne shqiperi gjate dites priten edhe shtrengata afatshkurtra 6af17ffc98689
Lajmi i mëparshëm

Shi dhe vranësira në Shqipëri, gjatë ditës priten edhe shtrëngata afatshkurtra

maya jama largohet nga love island pas nente sezonesh prezantuesja konfirmon vendimin 6af180bde75ec
Lajmi i radhës

Maya Jama largohet nga “Love Island” pas nëntë sezonesh, prezantuesja konfirmon vendimin

Të fundit nga

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera. Në mesin
ShkoLartë