tragjedi ne itali shperthim i fuqishem ne fabriken e perpunimit te mbeturinave raportohet per 3 te vrare 68cd7a35ada3f

Tragjedi në Itali, shpërthim i fuqishëm në fabrikën e përpunimit të mbeturinave, raportohet për 3 të vrarë

September 19, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Marcianise, provincë në Caserta të Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”.
Sipas mediave italiane, viktimat janë tre punëtorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë, të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi.

Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë.

Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish dhe autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

microsoft paralajmeron po perfundon mbeshtetja per keto versione te office 68cd79ee2adfc
Lajmi i mëparshëm

Microsoft paralajmëron: Po përfundon mbështetja për këto versione të Office

ambulanca u vonua 30 minuta me pas u prish babai i 20 vjecarit ne viti qe vdiq pas goditjes se vetures ankohet per vonesen e emergjences 68cd8117ab22d
Lajmi i radhës

“Ambulanca u vonua 30 minuta, më pas u prish”, babai i 20-vjeçarit në Viti që vdiq pas goditjes së veturës ankohet për vonesën e emergjencës

Të fundit nga

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin, goli i tij në Turqi vlerësohet nga të gjithë! Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin. Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares,
ShkoLartë