tragjedi ne itali i moshuari vret bashkeshorten e tij dhe me pas hidhet nga kati i trete i baneses 68ea7cea96969

Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës

October 11, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, ku një burrë 86-vjeçar vrau gruan e tij 89-vjeçare dhe më pas u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonin.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja e ndjerë vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur para se të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.

Oficerët e policisë nga stacioni më i afërt mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimit të banorëve për zhurma dhe alarm. Ata gjetën trupin e pajetë të burrit poshtë pallatit dhe më pas zbuluan gruan të vdekur brenda apartamentit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur me saktësi dinamikën dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet se ajo ka qenë një vrasje-vetëvrasje e motivuar nga vuajtjet shëndetësore të çiftit dhe ndoshta nga gjendja psikologjike e burrit.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë për të dy trupat dhe është duke analizuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live sot serbi shqiperi sylvinho i beson sulmin manajt 5000 police nga beogradi per sigurine rikthehet flamuri shqiptar ne stadium 68ea7befefc0a
Lajmi i mëparshëm

LIVE sot Serbi-Shqipëri/ Sylvinho i beson sulmin Manajt, 5000 policë nga Beogradi për sigurinë. Rikthehet flamuri shqiptar në stadium

humben rrugen gjate eksplorimit te zones se shebenikut gjenden turistet 68ea7ff4ac6e6
Lajmi i radhës

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

Të fundit nga

ShkoLartë