tragjedi ne hansanbeg te shkupit traktori leviz vete dhe shtyp per vdekje 67 vjecarin ne nje pike karburanti 6af71aed6c239

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

November 13, 2026
1 minut lexim
tra

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga traktori i tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar dje në orën 12:30. Viktima, R.K. nga lagjja Hasanbeg (Singeliq), pasi kishte mbushur me karburant traktorin e tipit IMT, me një makineri pune të bashkëngjitur, e kishte parkuar dhe kishte qëndruar pranë tij.

Në një moment, traktori është vënë vetvetiu në lëvizje dhe e ka shtypur 67-vjeçarin me rrotën e pasme, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ka ndërruar jetë në orën 20:30.

Vdekja është konstatuar nga mjeku, ndërsa ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grenlanda ndryshon zonen kohore 6af71a97e39b4
Lajmi i mëparshëm

Grenlanda ndryshon zonën kohore

adelina tahiri publikon fotografi provokuese shfaqet ne kete gjendje 6af71af192d37
Lajmi i radhës

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet në këtë gjendje

Të fundit nga

Grenlanda ndryshon zonën kohore

Pjesa më e madhe e Grenlandës do të kthehet në zonën e saj të mëparshme kohore GMT-3 në fund të vitit 2027, pasi parlamenti i vendit miratoi dje një vendim për të
ShkoLartë