tragjedi ne bosnje dyshohet se nente persona vdiqen nga zjarri ne nje shtepi pensionistesh 690a8fb581d54

Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se nëntë persona vdiqën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh

November 5, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur sonte në një shtëpi pensionistësh në Tuzëll të Bosnjë e Hercegovinës.

Si pasojë e një zjarri, dyshohet se kanë vdekur nëntë persona, shkruan Klix.ba.

Zjarri raportohet se përfshiu katin e shtatë të ndërtesës, ku në apartamente kishte edhe persona me aftësi të kufizuara.

Nga ana tjetër, sipas informacionit të fundit të publikuar zyrtarisht nga Qendra Klinike Universitare në Tuzla, pesë persona janë shtruar në spital dhe dy janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Nga ana tjetër, sipas informacionit të fundit të publikuar zyrtarisht nga Qendra Klinike Universitare në Tuzlla, pesë persona janë shtruar në spital dhe dy janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Policia kantonale, ka deklaruar se zjarri u lokalizua në orën 22:00 dhe hetimi do të zbulojë shkakun e saktë të zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy cilesime ne windows 11 mund ta ngadalesojne kompjuterin tuaj si ta rregulloni kete 690a8f7072aad
Lajmi i mëparshëm

Dy cilësime në Windows 11 mund ta ngadalësojnë kompjuterin tuaj – si ta rregulloni këtë?

kurti premton transformim te plote te kodres se trimave me cekun kryetar 690a96904855e
Lajmi i radhës

Kurti premton transformim të plotë të Kodrës së Trimave me Çekun kryetar

Të fundit nga

ShkoLartë