tragjedi ne autostrade gjendet i vdekur nje burre shoferi qe e goditi u arratis 6ac4adab972c2

Tragjedi në autostradë: Gjendet i vdekur një burrë, shoferi që e goditi u arratis

October 6, 2026
1 minut lexim
att.6Ghi

Një burrë, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë pranë autostradës, pasi dyshohet se është goditur nga një automjet që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve fillestare, viktima ka ndërruar jetë në vend nga goditjet e marra. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e viktimës dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit që u largua.

Për rastin ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë paraqitjes së tij në podcastin “Na kavga so Ivan” në televizionin Kanal 5.

“Sot kemi një rast të tillë. Një person është përplasur, është gjetur në autostradë dhe ka ndërruar jetë në vend”, deklaroi Toshkovski.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e drejtuesit dhe automjetit të përfshirë në aksident.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sabrina carpenter shkelqen me dy paraqitje nga dolce gabbana 6ac4a99f491ac
Lajmi i mëparshëm

Sabrina Carpenter shkëlqen me dy paraqitje nga Dolce & Gabbana

Të fundit nga

ShkoLartë