tragjedi ne australine jugore cessna me nje motor rrezohet ne oqean tre te vdekur 6986e6922c51a

Tragjedi në Australinë Jugore, Cessna me një motor rrëzohet në oqean, tre të vdekur

February 7, 2026
1 minut lexim

Tre persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël tip Cessna, me një motor, u rrëzua në oqean pranë brigjeve të Australisë Jugore, pasditen e së premtes.

Autoritetet konfirmuan se të gjithë personat që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin, u gjetën të pajetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Long Bay, pranë qytetit portual Goolwa South, rreth 63 kilometra në jug të Adelaide, kryeqytetit të shtetit. Sipas policisë, avioni u përplas drejtpërdrejt me ujin, duke mos u lënë asnjë shans mbijetese personave në bord.

Menjëherë pas alarmit, shërbimet e emergjencës u nisën drejt vendngjarjes. Në operacion u përfshinë një helikopter i policisë, ekipet e Sea Rescue, si dhe tre mjete të Shërbimit Rural të Zjarrfikësve, për të ndihmuar në kërkime dhe sigurimin e zonës.

Ndërkohë, Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) njoftoi se ka hapur një hetim formal për rrëzimin. Sipas autoriteteve, hetuesit pritet të mbërrijnë në vendngjarje sot, sapo rrënojat e avionit të nxirren nga oqeani.

ATSB bëri të ditur se hetimi do të përfshijë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okularë, analizimin e materialeve vizuale dhe të të dhënave të gjurmimit të fluturimit, si dhe verifikimin e dokumentacionit të mirëmbajtjes së avionit dhe të historikut të pilotit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë pamje video të incidentit t’i vënë ato në dispozicion të hetuesve.

Një dëshmitare okularе nga zona e Murray Mouth, Tamara, banore e Goolwa-s, përshkroi skena tronditëse pas përplasjes. Ajo tha se u drejtua menjëherë drejt vendit të ngjarjes pasi dëgjoi sirenat. “Ka shumë kaos këtu poshtë, është e frikshme”, u shpreh ajo.

Hetimet për shkaqet e sakta të rrëzimit të avionit janë ende në vijim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nexhmije pagarusha simbol i dashurise ndaj popullit 6986df3947ee4
Lajmi i mëparshëm

Nexhmije Pagarusha, simbol i dashurisë ndaj popullit

vranesira mesatare dhe te dendura parashikimi i motit per kete te shtune 6986e75dc07e3
Lajmi i radhës

Vranësira mesatare dhe të dendura, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Të fundit nga

Granit Xhaka me përqafim emocional

Granit Xhaka ishte një nga figurat që tërhoqi vëmendje në “Emirates” pas ndeshjes Arsenal–Sunderland, e cila përfundoi me fitore bindëse 3-0 për vendasit në kuadër të Ligës Premier. Kapiteni i Sunderlandit, i
ShkoLartë