tragjedi ajrore rrezohet avioni ushtarak turk 20 ushtare humbin jeten 69145cc3778ee

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

November 12, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në lindje të Gjeorgjisë, duke marrë jetën e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord.



Lajmi u konfirmua nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi emrat dhe fotografitë e viktimave, duke njoftuar se nuk ka të mbijetuar nga tragjedia.

Sipas njoftimeve zyrtare, avioni ishte nisur nga Ganja, me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Mbetjet e avionit janë gjetur disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin, ndërsa pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike të përplasjes.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi këtë ngjarje si një humbje të madhe kombëtare, duke i quajtur viktimat “dëshmorë të atdheut”.

Autoritetet gjeorgjiane kanë hapur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekspertët po analizojnë të dhënat e avionit dhe dëshmitë e banorëve të zonës.

Avionët C-130 Hercules, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, janë pjesë e flotës ajrore turke prej dekadash dhe njihen për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tabela qe po shkakton perplasje myftiu i shkodres sulmon drejtorin e policise 69145b93aaa09
Lajmi i mëparshëm

Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

elizabeth hurley 60 vjece mahnit me formen trupore ne bikini portokalli 69145ed24ce46
Lajmi i radhës

Elizabeth Hurley, 60 vjeçe, mahnit me formën trupore në bikini portokalli

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë