trafikuan vajza nga uganda me qellim shfrytezim prostitucioni prokuroria fier arreston tutorin dhe bashkepunetoret 68cfc7598ce29

Trafikuan vajza nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët

September 21, 2025
min lexim

Pesë persona u arrestuan në Fier për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve janë dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’  Osjon Puka dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohen për organizimin e një rrjeti trafikimi dhe shfrytëzimi prostitucioni në zonën e Fierit.

Sipas hetimeve, vajzat e trafikuara, kryesisht nga Uganda dhe që kanë hyrë në Shqipëri në mars 2024, fillimisht janë rekrutuar si kërcimtare “strip dance”, por më pas janë detyruar të kryejnë shërbime seksuale në pjesën private të lokalit, për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.

Organizatori Osjon Puka  në përpjekje për të fshehur aktivitetin, ka përdorur shtetasen Orkida Gajo si qerramarëse dhe administratore fiktive, ndërsa bashkëpunëtorja Klodjana Haskasa menaxhonte lokalin dhe vajzat e punësuara, duke i dorëzuar të ardhurat organizatorit.

Gjatë kontrolleve policore u sekuestruan 611,000 lekë në monedhë vendase dhe të huaj, si dhe dy doreza metalike përforcuese.

Gjykata e Fierit caktoi masën “arrest në burg” për organizatorin Osjon Puka. dhe bashkëpunëtoren Klodjana Haskasa, ndërsa për shtetasen Orkida Gajo dhe vajzat e trafikuara u vendos “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Njoftimi

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.

Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.

Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen per ta referendum per ne jetesa e qytetareve 68cfc5f71d90d
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

tifozet e liverpoolit kerkojne nga arne slot te beje nje ndryshim te madh ne formacion 68cfc7b364946
Lajmi i radhës

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë nga Arne Slot të bëjë një ndryshim të madh në formacion

Të fundit nga

ShkoLartë