trafikuan 2 4 ton marijuane e kokaine gjykata e apelit le ne burg 8 anetaret e grupit rraja mes tyre dhe djali i ish deputetit te ps 6974b003705b1

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ Gjykata e Apelit lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS

January 24, 2026
min lexim

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë.

Mes personave të lënë në burg është edhe djali ish deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi.

Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim kundër vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, me datë 24.01.2026.”-thuhet në njoftim.

Ky hetim i SPAK i nisur që në vitin 2024 zbuloi të implikuar edhe Rexhep Rrajën djalin e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është nën gjykim për kryerjen e veprave “trafikimi i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim dhe u vu në pranga.

Nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin SKY ECC Prokuroria e Posaçme ka konstatuar tre episode trafiku, ku vlerësohet se financuesi dhe organizatori kryesor i grupit kriminal është Islam Sefa, aktualisht i izoluar në burg për një tjetër vepër penale. G


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inter perisic gati te beje gjithcka per tu kthyer te interi mesazh i qarte ndaj psv 6974af52ccec7
Lajmi i mëparshëm

Inter, Perisic, gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Interi; mesazh i qartë ndaj PSV

volkswagen po e ndryshon emrin e suv it elektrik id 4 6974b032acad9
Lajmi i radhës

Volkswagen po e ndryshon emrin e SUV‑it elektrik ID.4

Të fundit nga

ShkoLartë