trafiku urban paralajmeron pezullim te plote te sherbimit 691f3e0f029ce

`Trafiku Urban` paralajmëron pezullim të plotë të shërbimit

November 20, 2025
1 minut lexim

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” SH.A. ka paralajmëruar se shërbimi i transportit publik në Prishtinë rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, si pasojë e vështirësive të rënda financiare të shkaktuara, si thotë ajo, nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Në një njoftim zyrtar, “Trafiku Urban” thotë se “situata është krijuar për shkak të moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave”, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet financiare ndaj ndërmarrjes.

Si pasojë, “Trafiku Urban” thotë se po përballet me mungesë të theksuar likuiditeti, duke rrezikuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Përkundër faktit se ndërmarrja raporton bilanc pozitiv dhe performancë të qëndrueshme, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë ndikuar direkt në furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset teknike të mirëmbajtjes së autobusëve. Këto rrethana, sipas ndërmarrjes, e bëjnë të pamundur vazhdimin e operimit normal.

“Trafiku Urban” ka apeluar për zgjidhje urgjente të bllokimit financiar, me qëllim që të parandalohet pezullimi i shërbimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin urban çdo ditë.

Ndërmarrja ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj ofrimit të një shërbimi cilësor publik, por se pa zhbllokimin e mjeteve financiare, vazhdimi i punës mbetet i rrezikuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kopenhagen ndryshon parti pas me teper se 100 vite 691f37386d508
Lajmi i mëparshëm

Kopenhagen ndryshon “parti” pas më tepër se 100 vite

fshehja e telefonit ne nje marredhenie cfare thone studimet per kete sjellje 691f3f315d289
Lajmi i radhës

Fshehja e telefonit në një marrëdhënie/ Çfarë thonë studimet për këtë sjellje?

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë