trafiku urban dhe transportuesit private i kthehen punes neser 692f484f062f5

Trafiku urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër

December 2, 2025
1 minut lexim

Ndërmarrja e Trafikut Urban dhe transportuesit privatë në Prishtinë nga nesër do t’i kthehen punës pas protestës disa ditore shkaku i mungesës së pagave dhe borxheve.

Kjo është vendosur pas një takimi që kanë pasur Trafiku Urban dhe transportuesit privatë të martën në orën 18:00.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia belge bastis zyrat e be se ne bruksel dhe kolegjin e europes ne bryzh arrestohet federica mogherini 692f4325cd98e
Lajmi i mëparshëm

Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohet Federica Mogherini

perbindesh kenga e saj e re eshte per channing tatum reagon jessie j 692f4971dba14
Lajmi i radhës

“Përbindësh”/ Kënga e saj e re është për Channing Tatum? Reagon Jessie J

Të fundit nga

ShkoLartë