trafiku rrugor pa probleme te medha pritje deri ne 40 minuta ne kufi 6899b074962ed

Trafiku rrugor pa probleme të mëdha – pritje deri në 40 minuta në kufi

August 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 gusht – Trafiku në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, në kushte të rrugëve të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit është rritur për shkak të sezonit veror.

Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), në pikën kufitare Tabanovce koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë pritja për hyrje është rreth 40 minuta.

“Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi,” – njofton LAMM.

Institucioni apelon për kujdes të shtuar në disa segmente rrugore.

“Rekomandojmë përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë,” – theksojnë nga LAMM.

Regjim veror për mjetet e rënda
Nga 1 korriku deri më 31 gusht është në fuqi ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për mjetet e rënda mallrash mbi 15 ton në rrugët shtetërore, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

“Ndalimi vlen të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga 09:00 deri në 22:00, si dhe në ditët kur Ministria përcakton temperatura ekstreme,” – sqaron LAMM.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

boksieri shqiptar nga kumanova rreh ne mes te zyrihut djalin e arkanit 6899ab8869d75
Lajmi i mëparshëm

Boksieri shqiptar nga Kumanova rreh në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

dita e shtate e zjarreve ne finiq digjen disa banesa pritet nderhyrja e dy helikoptereve nga greqia 6899ba10115d0
Lajmi i radhës

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq, digjen disa banesa, pritet ndërhyrja e dy helikopterëve nga Greqia

Të fundit nga

ShkoLartë