trafiku ne rruget shteterore po zhvillohet pa probleme ne rruge me lageshti 68ff3b4e84a97

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

October 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 tetor – Në autostradën Shkup – Veles, pas pikës pagesore të Sopotit, përpara tuneleve të Bashino Selos, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë, trafiku po lëviz vetëm në korsinë e djathtë. LAMMinformon se ndërkohë, në të njëjtin vend kanë ndodhur dy aksidente trafiku me dëme materiale. Nuk ka të lënduar, dhe trafiku po lëviz në një korsi. Një shërbim nga Stacioni i Policisë së Trafikut të Velesit është në erren.

Ndërkohë trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prej sot 11 fluturime te reja nga aeroportet e shkupit dhe ohrit 68ff3435e3c7c
Lajmi i mëparshëm

Prej sot 11 fluturime të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

arrestohet nje person qe qelloi me arme mbreme ne cair 68ff3bf6752bd
Lajmi i radhës

Arrestohet një person që qëlloi me armë mbrëmë në Çair

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë