trafikonin arme ne britani spak con per gjykim grupin e strukturuar kriminal 6883a4bf996ee

Trafikonin armë në Britani, SPAK çon për gjykim grupin e strukturuar kriminal

July 25, 2025
min lexim

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të shtatë të pandehurve të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e armëve dhe municioneve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Të pandehurit Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban Gjidiaj, Rifat Avdiaj, Bojken Turtulli dhe Franko Gjalpi akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë “Trafikim të armëve dhe municionit”, “Mbajtje pa leje e armëve”, si dhe “Kryerje të veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar një strukturë kriminale të ndarë në dy nëngrupe që vepronin paralelisht në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shqipëri, drejtues i grupit rezulton të jetë Adulla Hoxhaj, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, drejtimin e ka mbajtur Almir Gjidiaj.

Pjesëtarët e tjerë të grupit kanë pasur role të qarta në organizimin, logjistikën dhe transportimin e armëve.

Hetimi nisi pas një kontrolli më 10 prill 2023 në pikën doganore të Portit të Durrësit, ku në një furgon me targa britanike u gjetën të fshehura 8 armë zjarri, municion dhe krehëra, brenda një tavoline druri që do të dërgohej në Mbretërinë e Bashkuar.

Armët kishin numrat e serisë të fshirë, dhe sipas SPAK, mënyra e fshehjes dhe destinacioni final dëshmojnë se ato nuk ishin të destinuara për vetëmbrojtje.

Gjatë hetimeve është bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet britanike, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Në vijim të kontrolleve, më datë 1 gusht 2024, janë sekuestruar në banesën e Adulla Hoxhaj dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë një arsenal armësh, përfshirë 24 pistoleta, një kallashnikov, qindra fishekë, pajisje ushtarake, si dhe automjete dhe pajisje elektronike.

Sipas SPAK, organizatorët kishin krijuar një skemë të sofistikuar për të fshehur armët në mobilje të prodhuara në periferi të Tiranës, ndërsa për transportin drejt Mbretërisë së Bashkuar përdornin gjeneralitete të rreme dhe kompani transporti.

Në fazën e parë të hetimit, më 15 qershor 2023, u arrestua Franko Gjalpi, i cili tashmë është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme, një vendim i lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Materialet hetimore dokumentojnë se grupi kishte vendosur pagesa të ndara për personat e përfshirë në çdo hallkë të trafikut, çka sipas Prokurorisë, dëshmon për funksionimin e grupit sipas modelit të një organizate të strukturuar kriminale.

SPAK shprehet se hetimet vijojnë për persona të tjerë të dyshuar, ndërsa falënderon autoritetet britanike dhe institucionet shqiptare për bashkëpunimin në këtë çështje.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.4.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.

1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.

1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROËNING”, me numër 2205.

4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë

201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.

1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro

31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë

8 (tetë) aparate telefonash celularë etj. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datë 1.8.2024, kryesisht në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj, si dhe në banesat e të pandehurve të tjerë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

24 armë zjarri pistoletë

1 automatik kallashnikov

pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)

49 krehra (karikator) të llojeve të ndryshme,

2 thika

409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,

1 palë pranga

10 pajisje speciale optike dhe lazeri

4 automjete

1 motor

1 palë veshje ushtarake

1 helmetë e forcave speciale

4 aparate celularë

2 laptop

1 njësi qendrore

290 euro

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal ndaj ish drejtoreshes se spitalit ne maqedoni 68839b604ef95
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj ish drejtoreshës së Spitalit në Maqedoni

lamine yamal pritet te behet njeri nga kapitenet e barcelones 6883a53822e1a
Lajmi i radhës

Lamine Yamal pritet të bëhet njëri nga kapitenët e Barcelonës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë