tradita vazhdon hapet sondazhi per personazhin e vitit 2025 693843438660a

Tradita vazhdon, hapet sondazhi për Personazhin e Vitit 2025

December 9, 2025
min lexim

Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur Personazhin e Vitit vazhdon edhe për vitin 2025, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen tonë të internetit.

Në traditën prej gati dy dekadash janë zgjedhur personalitete nga politika, aktivistë, por edhe qytetarë të thjeshtë që lanë gjurmë të thella për vendin tonë.

 Ju ftojmë të propozoni emrat dhe më pas më të votuarit do të jenë në një votim të dytë për të shpallur fituesin.

Në vitin 2024, Njeriu i Vitit u shpall Parashqevi Simaku, një histori që shënoi rikthimin e bujshëm mediatik të një ikone si pjesë e kujtesës kolektive. Zgjedhja e saj si Njeriu i Vitit flet njëkohësisht për forcën e mbijetesës njerëzore dhe për natyrën dinamike të peizazhit mediatik që bëri të mundur rikthimin e saj.

Në vitin 2023, nga sondazhi i Top Channel u përzgjodh Kombëtarja Shqiptare. Skuadra, trajneri Silvinjo dhe tifozët kuqezi u vlerësuan për emocionet e jashtëzakonshme që dhuruan gjatë atij viti, teksa Shqipëria përjetoi për herë të dytë ëndrrën europiane.

Viti 2022 ishte i emigrantëve. Ata u bënë kryefjala e gjithë debateve social-politike. Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria plot sakrifica mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër diskriminimit të tyre.

Në vitin 2021, Personazhi i Vitit u shpall Arjan Sala. Roja i sigurisë së një qendre tregtare, i cili në një akt vetëflijimi, arriti të shpëtonte jetën e 25 personave, por të tijën, jo.

Personazhi i vitit 2020, iu dedikua mjekëve që qëndruan në vijën e parë të frontit të luftës me pandeminë e covidit, duke sakrifikuar edhe jetën.

Në vitin 2019, sondazhi nxori fitues gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën, i cili së bashku me shoqatën ‘Rrënjë Shqiptare’ arritën të grumbullojnë para për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit.
Studentët, me shumicë rekord të votave, u shpallën Personazhi i vitit në Top Channel për 2018-ën. Atë vit, lëvizja studentore i dha shpresë shoqërisë se në këtë vend fryma e pastër e protestës për drejtësi e kundër varfërisë, është e gjallë dhe e fortë.

Fitues i 2017 ishte “Fundjavë ndryshe”, që me aksionin e saj bamirës u është gjendur pranë familjeve në nevojë.
Gianni de Biasi u shpall Personazhi i Vitit 2016 në Top Channel. Italiani që drejtonte ekipin kombëtar të futbollit pati një ndikim të madh të shqiptarët, pasi Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian.

Kombëtarja e futbollit dhe trajneri Gianni De Biasi mblodhën numrin më të madh të votave edhe në vitin 2015 për Personazhin e Vitit.

Ishte Ballist Morina personazhi i vitit 2014, i cili mori numrin më të madh të votave. Shqiptarët u ndikuan nga ngjarja e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku Morina ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit.

Kryeministri Edi Rama, u shpall Personazhi i Vitit 2013, si më i votuari nga publiku, pikërisht në vitin që fitoi për herë të parë zgjedhjet si kryeministër.

Personazhi i Vitit 2012 shkoi për grupin e alpinistëve shqiptarë që ngjitën në majën e Everestit, duke sfiduar majën më të lartë në botë, aty ku u vendos aty për herë të parë flamuri shqiptar.

Fitues i Personazhit të Vitit 2011 ishte Albin Kurti për shkak të spikatjes së tij në politikë në Kosovë dhe diasporë.

Myslim Pasha u shpall Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, që dëshmoi një akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqipërisë, duke dalë kundër marrëveshjes për ndarjen e ujërave detare me Greqinë.

Edhe në vitin 2009, Edi Rama që mbante postin e kryetarit të PS-së, u shpall Personazhi i Vitit, me një diferencë të ngushtë prej vetëm prej 50 votash nga Sali Berisha.

Në vitin 2008, Edi Rama u shpall Personazh i Vitit në Top Channel.

Personazhi i Vitit 2007 u shpall Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi. Ndërsa në dy vitet e para të nisjes së traditës së sondazheve, 2005 dhe 2006 u shpall Edi Rama./ Kleida Muka-Top Channel 

 

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ashna sqaron situaten me aeroplanin ushtarak gjerman qe mbeti ne ajer per ore te tera 693842c09e6a3
Lajmi i mëparshëm

AShNA sqaron situatën me aeroplanin ushtarak gjerman që mbeti në ajër për orë të tëra

hyn ne fuqi ndalimi i mediave sociale per personat nen 16 vjec i pari ne bote ne australi 6938437187df3
Lajmi i radhës

​Hyn në fuqi ndalimi i mediave sociale për personat nën 16 vjeç, i pari në botë në Australi

Të fundit nga

ShkoLartë