Jose Adolfo Macias Vilamir i njohur ndryshe si Fito, një nga kriminelët më të kërkuar të Ekuadorit ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni.
Ai u gjet i fshehur në një bunker nën dyshemenë e Kuzhinës në një vilë luksoze në qytetin e tij të lindjes, Manta. Sipas raportimeve, Fito u ‘tradhtua’ padashje nga vajza e tij e vogël e cila zbuloi vendndodhjen e të atit.
Fito u arratis nga burgu në Janar 2024 duke shkaktuar një valë sherri ku mbetën të vdekur 20 persona ndërsa asokohe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Fito po vuante një dënim prej 34 vitesh për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje. Fito tashmë përballet edhe me akuza nga SHBA për shpërndarje kokaine dhe trafik armësh.
Operacioni për kapjen e tij zgjati 10 orë dhe përfshiu dronë dhe makina të rënda për të hapur bunkerët e fshehur.
Burimi: botasot.info