totaj zyrtarizon rikandidimin premton perfundimin e nenkalimit 6890f82e092bc

Totaj zyrtarizon rikandidimin, premton përfundimin e nënkalimit

August 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari në detyrë i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar se ka vendosur të rikandidojë për një mandat të ri, duke theksuar sukseset e arritura gjatë qeverisjes aktuale dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të nisura.

“Deri më tani qeverisja lokale në Prizren është treguar e suksesshme. Kemi realizuar një numër serioz të projekteve, kemi indikatorë të matshëm dhe financiarë që tregojnë se kemi bërë një punë të mirë. Qelsi i kësaj qeverisjeje ka qenë puna ekipore dhe serioziteti,” u shpreh Totaj.

Ai shtoi se, përveç përfundimit të projekteve ekzistuese, synon edhe fillimin e disa të rejave që janë planifikuar, dhe beson fuqishëm në fitoren e tij, qoftë në raundin e parë apo të dytë.

“Besoj që fitoj me balotazh apo pa balotazh, kjo mbetet të shihet – gjasat janë shumë të larta.”

Shaqir Totaj, ka fajësuar mungesën e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Kosovës për mosrealizimin e projektit të nënkalimit, i cili nuk është përfunduar gjatë mandatit të tij të parë.

“Nënkalimi do të vazhdojë në mandatin e dytë, edhe pse është dashur të përfundojë në mandatin e parë. Ka munguar buxheti i mjaftueshëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunim intensiv me Qeverinë. Është dashur që inatet politike të mos ndikojnë në komuna,” tha Totaj.

Ai theksoi se problemet financiare dhe mungesa e koordinimit institucional kanë ndikuar drejtpërdrejt në zvarritjen e projektit.

Totaj ka shprehur bindjen se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë përkrahje për përfundimin e tij, duke theksuar se qytetarët meritojnë projekte të mëdha infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obrm pdukm fakti qe kocevski nuk jep doreheqje tregon se punon per opoziten 6890f7f1a3827
Lajmi i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Fakti që Kocevski nuk jep dorëheqje, tregon se punon për opozitën

mesazhi i dua lipes pas permbylljes se festivalit sunny hill 6890f95a54d9a
Lajmi i radhës

Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Të fundit nga

ShkoLartë