totaj pas disa dekadash prizreni po behet me qendren e dyte te mjekesise familjare 68d515af207c7

Totaj: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

September 25, 2025
1 minut lexim

Pas dekadash pritjeje, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare, projekt ky i shumëpritur që synon përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë jetike të këtij projekti për shëndetin publik:

“Për herë të parë, pas shumë dekadash, Prizrenit po ia sjellim Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare – projekt i domosdoshëm, i cili do ta lehtësojë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore dhe të shpejta” – tha Totaj.

Duke folur për dinamikën e punimeve, kryetari shtoi:

“Po punojmë me intensitet 24 orë në ditë për ta finalizuar ndërtimin e QKMF 2 sa më parë. Rritja e popullsisë dhe kërkesat e qytetarëve na kanë shtyrë të veprojmë me urgjencë e përkushtim maksimal”.

Qendra e re do të jetë e pajisur me infrastrukturë moderne dhe staf profesional, me qëllim që t’i përmbushë standardet më të larta të ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor.

“QKMF 2 nuk është vetëm një ndërtesë e re – është simbol i përkushtimit tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Me këtë investim, po e bëjmë Prizrenin qytet më të sigurt dhe më të kujdesshëm për çdo familje” – përfundoi Totaj.

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Prizren dhe është pjesë e vizionit të Komunës për një sistem shëndetësor më të drejtë, efikas dhe të qasshëm për të gjithë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shfaqen serish drone danimarka ne alarm mbyllen 4 aeroporte 68d514c556e3b
Lajmi i mëparshëm

Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte

fraza qe frymezojne femijet qe nuk pelqejne te studiojne 68d516d1de838
Lajmi i radhës

Fraza që frymëzojnë fëmijët që nuk pëlqejnë të studiojnë

Të fundit nga

ShkoLartë