totaj nese votimi do te ishte per limajn do ta diskutonim 688415cd4db5d

Totaj: Nëse votimi do të ishte për Limajn, do ta diskutonim

July 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari në detyrë i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka komentuar zhvillimet aktuale politike dhe pozicionin e partisë së tij në lidhje me mundësinë e votimit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit.

“Për votim nëse do të ishte për Fatmir Limaj si kryeparlamentar, këtë do të duhej ta diskutonim. Këtë nuk mund t’ia themi as po, as jo. Mirëpo, sa i përket diskutimeve, kryesuesi i partisë sonë, Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka pasur minimumin e gatishmërisë për të kërkuar zgjedhje, sepse ne jemi PDK – kështu e kemi emrin dhe i përgjigjemi takimeve, por nuk ka pasur tentim”, deklaroi Totaj për media.

Ai theksoi se PDK ka një strukturë të qartë dhe nuk funksionon mbi bazën e individëve të vetëm.

“PDK-ja e ka një kryetar, e ka një legjitimitet dhe e ka një kryesi. Mirëpo PDK-ja ka debat të brendshëm dhe është normale që secili, përmes forcës së vet, ka ndikim në vendimmarrje. Por nuk janë katër njerëz që vendosin, është një dhe është mirë që e kemi një. Ne nuk jemi si Vetëvendosje, që një njeri të jetë ‘supermen’ dhe t’i dijë të gjitha. Po bëhet sikur ai i di të gjitha”, përfundoi Totaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aston villa ia mbylle deren 688415c9eeea5
Lajmi i mëparshëm

Aston Villa ia mbyllë derën

reagimet kryesore pas vendimit francez per njohjen e shtetit palestinez 688416b9ab110
Lajmi i radhës

Reagimet kryesore pas vendimit francez për njohjen e shtetit palestinez

Të fundit nga

ShkoLartë