toshkovski zjarret jane pjese e nje skenari te caktuar qe synohet te realizohet ne maqedoni 686fcfd1854ac

Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni

July 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski zbuloi se një pjesë e zjarreve që prej ditësh janë aktive në mbarë vendin janë të qëllimshme. Sipas tij, një pjesë e vatrave të zjarrit janë pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënda atmosferike, megjithatë, për disa prej tyre thotë se ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar me qëllim.

“Sapo të neutralizohet dhe lokalizohet zjarri i dytë, menjëherë fillon një zjarr i tretë. Të gjitha këto janë të lidhura me infrastrukturë kyçe të shtetit dhe nga profesionistët brenda MPB-së ekzistojnë dyshime të forta – jam i informuar se dyshojnë – se bëhet fjalë për një skenar të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Në përballjen me zjarret, prej dje është aktivizuar edhe mekanizmi evropian i ndihmës, i cili do të ndihmojë në shuarjen e tyre.

“Është aktivizuar mekanizmi për ndihmë evropiane në përballje me zjarret dhe të gjitha kapacitetet e shtetit janë vënë në funksion maksimal. Mund të theksoj se nga ana e Greqisë janë vënë në dispozicion të shtetit dy avionë “kanader”, të cilët do të përdoren për shuarjen e zjarreve, si dhe dy ekipe këmbësorie që janë vënë në dispozicion përmes mekanizmit të BE-së”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski megjithatë theksoi se pjesa më e madhe e zjarreve janë vënë nën kontroll, duke theksuar se pjesëtarët e njësive zjarrfikëse, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza janë vazhdimisht në terren.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua te sjell energji te re qyra pershendes vendimin e vlen it per te me mbeshtetur 686fcdb746b20
Lajmi i mëparshëm

“Dua të sjell energji të re”, Qyra: Përshëndes vendimin e VLEN-it për të më mbështetur!

zekolli shaqiri vlen siguroi 50 milione euro per komunat me shumice shqiptare 686fd50146f0d
Lajmi i radhës

Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë