toshkovski siguria ne komunikacion eshte prioritet per mpb ne vazhdojne kontrollet e perforcuara 688c65583ca4c

Toshkovski: Siguria në komunikacion është prioritet për MPB-në, vazhdojnë kontrollet e përforcuara

August 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev dje i vizituan nëpunësit policorë nga Njësia mobile për siguri në komunikacion dhe nga sektori motorizues, në lagjen Ilinden, të cilët po kryejnë kontrolle në kuadër të aksionit operativ “Trafik i sigurt”.

Siç kumtoi MPB, theksi i kontrolleve të përforcuara të djeshme ishste vendossur në drejtimin e rregullt me motorë dhe skuterë elektrik, si dhe mbajtjen e pajisjes mbrojtëse.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, posaçërisht atyre të cilët drejtojnë motoçikleta dhe skuterë elektrik, t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit, të mos e tejkalojnë shpejtësinë, të mbajnë kaska mbrojtëse dhe të kontribuojnë për rritje të sigurisë në komunikacion”, tha ministri Toshkovski.

large

Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Kryetari i Komunës Ilinden, Aleksandar Georgievski u bëri thirrje të gjithë shsoferëve të rinj, por edhe prindërve të tyre, të jenë të vetëdijshëm për rëndëssinë e sjelljes së sigurt në komunikacion. Ai theksoi se mbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të komunikacionit mund të shpëtojnë jetë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

photo output
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI vazhdon të heshtë për procesin e vetting-ut të funksionarëve të saj

bonusi i bebes rama 237 mije femije kane perfituar qe nga janari 2019 688c6ed5d43d8
Lajmi i radhës

Bonusi i bebes, Rama: 237 mijë fëmijë kanë përfituar që nga janari 2019

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë