toshkovski pas arrestimit te bajramit askush nuk do ti shpetoje drejtesise 6aa137b672b57

Toshkovski pas arrestimit të Bajramit: “Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”

September 9, 2026
1 minut lexim
toshk

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka komentuar arrestimin e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, duke paralajmëruar se edhe personat e tjerë që janë në arrati do të përballen me drejtësinë.

Gjatë vizitës në SPB Tetovë, Toshkovski tha se Bajrami, pas ndalimit në pikën kufitare, është dërguar në burgun e Shkupit dhe gjatë ditës pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Ngadalë të gjithë ata që ishin në arrati po sigurohen dhe do të ballafaqohen me ligjin. Ata do të kenë mundësi ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, ndërsa Prokuroria do të ketë detyrën të dëshmojë fajësinë e tyre”, deklaroi Toshkovski.

Toshkovski për dhunën mes tifozëve në Tetovë
I pyetur edhe për incidentet dhe dhunën mes grupeve të tifozëve në Tetovë, ministri tha se MPB po ndërmerr të gjitha masat për ruajtjen e sigurisë.

Ai theksoi se, përveç reagimit pas incidenteve, institucionet duhet të veprojnë edhe në mënyrë parandaluese.

“MPB është e gatshme për të gjitha sfidat. Jam i sigurt se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në të ardhmen do të duhet të veprojmë edhe në mënyrë parandaluese. Institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre”, tha Toshkovski.

Ministri foli edhe për sistemin “Safe City”, duke paralajmëruar se numri i kamerave do të rritet në Tetovë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot do te behet dezinsektim tokesor kunder larvave te mushkonjave ne territorin e shkupit 6aa137b31b0bd
Lajmi i mëparshëm

Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit

file 00000000eaf881f49bec4fe7df366622
Lajmi i radhës

SHBA-ja nxjerr në pah Agon Feratin, akademikja që ka këshilluar president amerikan e shpërndan: Çfarë fshihet pas një fotografie?

Të fundit nga

ShkoLartë