toshkovski ne terren me policet e shkupit shqiptojne 155 gjoba trafiku 6883553086039

Toshkovski në terren me policët e Shkupit, shqiptojnë 155 gjoba trafiku

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mes datës 24 dhe 25 korrik 2025, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka qëndruar në terren me policët e Shkupit, ku prej orës 17:00 deri në ora 01:00 janë shqiptuar 155 gjoba trafiku, njofton TV21.

“Gjatë kohës së kontrollit janë ndërmarrë masa kundër 155 pjesëmarrësve në trafik, prej të cilëve 51 sanksione për motoçiklistë. Prej tyre, shtatë janë për ngasje të motoçikletës pa patent shofer, 25 sanksione për ngasje pa kapelë mbrojtëse, tri masa për ngasje të motoçikletës pa provim të kaluar, tetë sanksione për ngasje të motoçikletës në kategori jo përkatëse, dy masa për kalim të motoçikletës në të kuqe, tri sanksione për mosrespektim të shenjës së policit, janë marrë edhe dy motoçikleta për shkak të skadimit të lejes së trafikut për më shumë se gjashtë muaj”, thuhet në njoftim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperatura deri ne 44 grade zjarret ne qipro lene dy te vdekur e dhjetera te plagosur 688351e8a8503
Lajmi i mëparshëm

Temperatura deri në 44 gradë, zjarret në Qipro lënë dy të vdekur e dhjetëra të plagosur

situata me zjarret mm gjate 24 oreve u raportuan 29 vatra 10 ende aktive 68835698b6c1c
Lajmi i radhës

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 29 vatra, 10 ende aktive

Të fundit nga

ShkoLartë