tornado e fuqishme ne france nje i vdekur dhe kater te plagosur rende 68f6ad13ed472

Tornado e fuqishme në Francë, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

October 20, 2025
1 minut lexim

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike pasi një tornado e fuqishme ka goditur rajonin e Ermont, në Val-d’Oise, në veri të Parisit, të hënën.

Sipas prefekturës, era e fortë që goditi rajonin rreth orës 17:45 ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Në vendngjarje u mobilizuan 80 zjarrfikës, 50 policë dhe 20 anëtarë të shërbimit të urgjencës mjekësore (Samu).

“Tani për tani kemi një person të vdekur, katër në urgjencë absolute dhe pesë në urgjencë relative,” njoftoi prefektura, duke shtuar se disa vinça janë rrëzuar dhe çati janë shkëputur.

Në video të publikuara në rrjetet sociale shihen çati të rrënuara, pemë të shkulura dhe rrugë të mbuluara me degë e mbeturina të tjera të fluturuara nga era.

Sipas Le Parisien, një vinç është rrëzuar mbi institutin medico-arsimor “Clos-Fleuri”. Edhe qytetet Eaubonne dhe Franconville janë prekur nga era e fuqishme.

“Pas një episodi të shkurtër, por shumë të dhunshëm stuhie, shumë pemë janë rrëzuar,” shkroi komuna e Ermont, duke theksuar se ekipet teknike dhe policia po punojnë për të siguruar dhe pastruar zonat e prekura.

Në një tjetër njoftim, komuna e Eaubonne tha se “një tornado sapo ka kaluar pranë spitalit dhe lagjes Luat. Të gjitha forcat e emergjencës dhe policisë janë mobilizuar.” Parqet dhe kopshtet janë mbyllur deri në një njoftim të ri, ndërsa pritet që të shpallet gjendja e katastrofës natyrore.

Presidentja e rajonit Île-de-France, Valérie Pécresse, shprehu “mendimet për banorët e Val-d’Oise, viktima të një tornadoje të dhunshme” dhe deklaroi se rajoni do të mbështesë komunat e prekura, shkruan media franceze Le Figaro.

Tornadoja e fundit me pasoja vdekjeprurëse në Francë ishte më 3 gusht 2008 në Hautmont, ku humbën jetën tre persona dhe 18 u plagosën rëndë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perdoruesit e iphone 17 pro ankohen se pajisjet e tyre po ndryshojne ngjyre 68f6acceccccb
Lajmi i mëparshëm

Përdoruesit e iPhone 17 Pro ankohen se pajisjet e tyre po ndryshojnë ngjyrë

netanyahu izraeli hodhi 153 ton bomba ne rripin e gazes te dielen 68f6aec833274
Lajmi i radhës

Netanyahu: Izraeli hodhi 153 ton bomba në Rripin e Gazës të dielën

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë