tommy gold rikthehet ne prishtine per ngjarjen me te pritur te veres 6a58ff1b86b05

​Tommy Gold rikthehet në Prishtinë për ngjarjen më të pritur të verës

July 16, 2026
1 minut lexim

Vitin e kaluar Tommy elektrizoi skenën në Bërnicë përkrah Peggy Gou, ku sipas njoftimeve të fundit ai pritet ta bëj të njëjtën gjë këtë vit në skenën C4.

I njohur për muzikën e tij dinamike dhe aftësinë për të sjell në pah talentët e rinj, ai pa problem ndërthurë zhanret e ndryshme por i qëndron besnik tingujve të tij elektronik.

DJ-i dhe producenti nga Londra ishte shprehur më herët se performanca në Sunny Hill Festival ishte ndër momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Ai kishte thëne se e tërë ngjarja ishte një kaos; prej nga rreziku për ta humbur fluturimin, arritja në minutën e fundit, e më pas ngjitja në skenë për të performuar para mbi 15,000 njerëzve. Për të kjo ishte një përvojë e çmendur nga fillimi deri në fund.

Janë pikërisht këto përvoja plot adrenalinë që ushqejnë pasionin e tij për performancat live, aty ku lidhja mes artistit dhe publikut arrin kulmin e energjisë dhe emocionit.

Fansat e tij presin me padurim rikthimin e tij në skenën kosovare me 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtaret italiane denohen me burg per tragjedine e ures ne gjenove ku humben jeten 43 persona 6a58fe5140c88
Lajmi i mëparshëm

​Zyrtarët italianë dënohen me burg për tragjedinë e urës në Gjenovë ku humbën jetën 43 persona

i dehur dhe me thike tentoi te grabise kazinon 6a590318b3f12
Lajmi i radhës

I dehur dhe me thikë, tentoi të grabisë kazinon

Të fundit nga

ShkoLartë